Transporti i kufomës me makina speciale

Transporti i trupit me makina speciale për kufoma është i besueshëm,  i shpejtë dhe i pakomplikuar, por gjithashtu edhe me kosto më të ulët. Në transportin e të vdekurve nga toka ne kemi shumë përvojë. Me staf të kualifikuar dhe makina speciale për kufoma, transportojmë të vdekurin sa më shpejtë që të jetë e mundur.

IMG-20210209-WA0002
Humbja e jetës së të afërmit është një përvojë tronditëse, e veçanërisht kur kjo vdekje ndodh në një vend të huaj, e që përkeqësohet nga çështja e transportit të kufomës për në atdhe. Ne kryejmë transportin e kufomës me makina speciale të pajisura me klimatizues dhe mjete të posaçme për këtë shërbim.

Sa kushton transporti i kufomes me makinë?


Çmimi i bartjes se të ndjerit me makinë mvaret nga largësia dhe kohëzgjatja e udhëtimit. Sidoqoftë ekspertët tonë do t´ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makinë speciale ose me aeroplan.

Keni pyetje tjera?


Kemi nderin t´ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t´ju sqarojmë çdo gjë para se të vendosni nëse bartja do te bëhet me makinat tona speciale. - ne jemi në dispozicion me telefon ose personalisht çdo ditë 24 orë ne ditë.

Përkundër trishtimit dhe stresit, transporti i kufomës duhet të organizohet me shpejtësi.


Prandaj është shumë e rëdesishme që të kontaktoni menjëherë me ne që të fillojmë punën sa më parë në përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurave ligjore e doganore për udhëtimin e fundit të të ndjerit dhe për plotësimin e dëshirës që varrimi i tij / saj të bëhet në vendlindje me të gjitha ritet fetare.

Call Now Button