Transporti i kufomës me aeroplan

Transport i sigurtë dhe i shpejtë i trupit nga ajri për në Vendlindje.

Ne marrim për sipër përgjegjësinë mbi procedurat administrative dhe kujdesemi për të gjitha dokumentet e nevojshme për transportimin e të ndjerit me aeroplan.

Për bartjen e kufomës me aeroplan si një transport i veçantë nga ajri, ka ngarkesa shtesë, të cilat ne ju informojmë përpara nënshkrimit të kontratës dhe të cilat janë të përfshira në paketën tonë të shërbimit. Kjo nuk ka ndonjë kosto shtesë për ju, qoftë nëpërmjet formularëve ose vërtetimeve në aeroport, si në vendin e nisjes dhe në aeroportin e mbërritjes.

Sa kushton transporti i kufomes me aeroplan?


Çmimi i bartjes se të ndjerit me aeroplan mvaret nga largësia dhe kohëzgjatja e udhëtimit. Sidoqoftë ekspertët tonë do t´ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makinë speciale ose me aeroplan.

Keni pyetje tjera?


Kemi nderin t´ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t´ju sqarojmë çdo gjë para se të vendosni nëse bartja do te bëhet me aeroplan. - ne jemi në dispozicion me telefon ose personalisht çdo ditë 24 Orë ne ditë.

Përkundër trishtimit dhe stresit, transporti i fufomës duhet të organizohet me shpejtësi.


Prandaj është shumë e rëdesishme që të kontaktoni menjëherë me ne që të fillojmë punën sa më parë në përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurave ligjore e doganore për udhëtimin e fundit të të ndjerit dhe për plotësimin e dëshirës që varrimi i tij / saj të bëhet në vendlindje me të gjitha ritet fetare.

Call Now Button