Transport Kufomash nga Norvegjia në Vendlindje
Ndërmarja jonë ka përvojë mbi 15 vjet në transportin e kufomave nga Norvegjia për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe trojet tjera Shqiptare në Balkan.
![](https://www.vendlindja.de/wp-content/uploads/2021/02/IMG-20210208-WA0018.jpg)
Kujdesemi për procedurat administrative dhe përgatisim të gjitha dokumentet
Kemi një Staf profesional dhe mirë të trajnuar për këtë punë. Cilësinë e shërbimeve tona e dhëshmojnë shumë klient të cilët janë shumë të knaqur nga puna dhe korrektësia jonë.
Varësisht nga largësia dhe kohëzgjatja e udhëtimit ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makina speciale ose me aeroplan. Ne organizojmë transportimin e të ndjerit me aeroplan transport i sigurtë dhe i shpejtë. Por gjithashtu automjetet tona janë të nivelit më të lartë dhe të pregaditura teknikisht, kështu që të ndjerit do të arrijnë të paprekur dhe shumë shpejt në destinacionin e tyre.
Keni pyetje tjera?
Kemi nderin t´ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t´ju sqarojmë çdo gjë para se të vendosni nëse bartja do te bëhet me aeroplan. - ne jemi në dispozicion me telefon ose personalisht çdo ditë 24 Orë ne ditë.
Përkundër trishtimit dhe stresit, transporti i fufomës duhet të organizohet me shpejtësi.
Prandaj është shumë e rëdesishme që të kontaktoni menjëherë me ne që të fillojmë punën sa më parë në përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurave ligjore e doganore për udhëtimin e fundit të të ndjerit dhe për plotësimin e dëshirës që varrimi i tij / saj të bëhet në vendlindje me të gjitha ritet fetare.